Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, një qytetar nga Prizreni është ankuar për mos pastrimin e rrugës.
Pas reshjeve të borës që përfshinë disa pjesë të vendit, ai ka thënë se rruga Prizren- Prevallë nuk është pastruar fare.
“Te rruga Prizren – Prevallë, a del dikush me pastru a nuk del a çka është në pyetje. Borë dje kem edhe është e mbushur me borë, a e kanë fituar tenderin me nejt. Një kamion ke te ajo shtëpia ku e kanë bërë për pagese, veç qaty e pastrojë pak edhe pjesa tjetër krejt e papastruar”, ka thënë ai. /Gazeta 10/