Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rada Trajkoviq pasi u ndalua në kufi nga serbët, tregon se me kënd kishte takim

Gazeta10
15 December 2022 - 11:54

Policia serbe e ka ndaluar sot në mëngjes politikanen Rada Trajkoviq duke mos e lejuar të hyjë në Kosovë. Kështu ka njoftuar ajo në Twitter.

Trajkoviq ka thënë më pas për “JUGpress” se sot në mëngjes ishte nisur të shkonte në një takim të paraparë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, por se policia serbe e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë, përcjell Gazeta10.

“Një oficer policie më tha nga brenda se po e presin miratimin nga Beogradi. Unë tashmë jam vonuar”, ka thënë Trajkoviq për gazetën serbe, Nova.

Ajo raportohet se ndodhet ende në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar.

Trajkoviq së fundmi u emërua këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. Ka disa ditë që ajo thotë se po merr kërcënime të vazhdueshme. Trajkoviq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përpiqet ta frikësojë në këtë mënyrë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.