Gazeta10

Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore kërkojnë garanci nga KFOR-i

Kryetari i Listes Serbe, Goran Rakiq dhe krytarët e komunave veriore të Kosovës, Milan Radojeviq, Zoran Todiq, Srgjan Vuloviq dhe Dragisha Miloviq, janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

”Ne jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet edhe tek palët e kundërta, që nuk është shembull tani, por duke marrë vendime të njëanshme dhe me këmbëngulje në zbatim, situata komplikohet edhe më shumë”, citon Tanjug të kenë thënë Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore, transmeton Gazeta10.

Mes tjerash siç citon Tanjug, Rakiq dhe kryetarët e komunave, kanë kërkuar nga KFOR garanci për mospërshkallëzimin e situatës në Kosovë.

”Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi ynë parësor, andaj KFOR-i duhet të mbetet garant se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet, për shkak të mosmarrëveshjes me Prishtinën dhe njoftimit se pas 1 shtatorit, vendimi për riregjistrimin e automjeteve dhe lëshimi i dokumenteve të hyrjes dhe daljes do të vazhdojë”. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë