Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rakiq e përmend Kurtin nga protesta në Shtërpcë: Ai mendon se serbët i hoqën barrikadat pasi kanë frikë

Gazeta10
08 January 2023 - 13:24

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në protestën e sotme në Shtërpcë ka përmendur kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se ai mendon se serbët i hoqën barrikadat sepse kanë frikën.

Rakiq para protestuesve, ka thënë se “i bashkuan plagët heroike të Stefanit e Milloshit”, dy të plagosurve.

“Na kanë bashkuar plagët heroike të Stefanit dhe Milloshit nga Shtrpaci, por edhe Stefanit nga Kllokoti. Terrori i regjimit diktatorial të Albin Kurtit vazhdon. Kurti luan aq fort duke menduar sa serbët i hoqën barrikadat sepse kanë frikë.Një njeri me të cilin nuk mund të negociohet, edhe sikur të mos e mbështesnim qeverinë e tij, sepse e dinim që politika e tij do të bazohej në shtypjen e serbëve. Personalisht me kolegët e mi, kur isha ministër, e kam theksuar ai duhej të ndalonte së ngacmuari serbët, por më kot qëllimi i tij është të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga shtëpitë e tyre, por mesazhi im është që ne nuk duhet të dorëzohemi”, tha Rakiq.” – tha ai.

Rakiq, tutje, siç raporton Kosovo Online,  Rakiqi ka thënë se lufta e Serbisë është në “rrugë paqësore”, dhe për këtë, e kanë mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë, qytetarët serbë janë mbledhur sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes  së dy të rinjeve serbë nga një shqiptar i cili është edhe ushtarë i FKS-së dhe i cili në seancën e sotme deklaroi se këto të shtëna me armë i ka bërë në ajër dhe tokë për vetëmbrojtje sepse serbët e kishin sulmuar.

Qytetarët e mbledhur mbanin pankarta me mbishkrimet “Kurti, fëmijët nuk jua falim!”, “Stefan, zemra e Serbisë – Hero”, “Gjuajtja ndaj Stefanit e Milloshit është plumb në zemër të Serbisë!”, “Evropë, çfarë faji të kanë fëmijët tanë?!”.

Në monitorimin e situatës ishte Policia e Kosovës dhe KFOR-i./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.