Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama dënon sulmin ndaj Sali Berishës, e quan akt të pajustifikueshëm

Gazeta10
06 December 2022 - 15:44

Kryeministri i Shqipërisë e ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berishës, raporton Gazeta10.

Rama e ka quajtur këtë si një akt të pajustifikueshëm dhe të patolerueshëm të dhunës ndaj organizatorit të protestës.

Më tej, Rama ka thënë se dhuna kurrë s’ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë mjet për zgjidhjen e problemeve.

Rama ka thënë se kusho që e përdor dhunën duhet të përballet me ligjin.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, ABC news

Orë më parë Sali Berisha është goditur nga një protestues në kuadër të protestës së organizuar nga Berisha dhe Meta.

Kujtojmë se sot në Shqipëri është duke u zhvilluar edhe samiti BE-Ballkan Perëndimor për herë të parë në rajon dhe në Shqipëri po ashtu. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.