Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

Gazeta10
30 Dhjetor 2025 - 8:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit,  Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.

Rama theksoi se bashkëpunimi mes komunave krijon më shumë mundësi për të rinjtë, kudo që ata jetojnë.

Takimi u zhvillua në kuadër të finales së turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, ku sporti edhe një herë u dëshmua si gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.