Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama e Molliqaj përplasen për Asociacionin: Kurti e bën, 1 milionë përqind i sigurt jam

Gazeta10
12 July 2023 - 21:49

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe gazetari, Fidan Rama në emisionin “Politiko”, në Kanal 10 janë përplasur për asociacionin dhe për situatën në veri të vendit.

“Veriu para se me qenë problem i ligjit dhe i korrupsionit është problem politik dhe zgjidhja është politike, unë jam gjithmonë për zgjedhje politike por jo të gabuara. Çka i vyti Kosovës me i majtë zgjedhjet me e qu policinë me rreziku policinë atje ku në fund po del se jeta e tyre është e pa vlershme për kryeministrin e Kosovës, i cili i ka majtë në kushte shumë të rënda, ky e ka dit qe ka mu tërheq edhe ka rreziku jetën e tyre”, tha Molliqaj.

Rama ka thënë se kryeministri i fitoj 6 muaj vetëm që mos ta bëjë asociacionin dhe se bëri, por Molliqaj tha me bindje se asociacioni do të bëhet.

“Jam i sigurt 1 milionë përqind që Kurti do ta bëjë asociacionin”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.