
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në këto momente është duke u takuar me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kujtojmë se takimi i shumë pritur mes dy Kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama nuk ka ndodhur.
Kurti është larguar nga ndërtesa e Qeverisë, ndërsa u pyet nga gazetarët se a do të takohet me Ramën ai nuk është përgjigjur.
Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Rama më pas do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Përderisa kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka refuzuar takimin me Ramën.