
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është rizgjedhur edhe për një mandate tjetër si zëvendëspresident i Internacioales Socialiste, raporton Gazeta10.
Ky lajm është bërë i ditur nga Damjan Gjinkuri përmes një postimi në Facebook.
“Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, ka shkruar Gjiknuri.
Në Kongresin e XXVI të Internacionales Socialiste ia besoi detyrën e presidentit, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez. / Gazeta10