Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama fton përsëri studentët për dialog, deri më tani është refuzuar

Gazeta10
27 October 2026 - 8:42

Me të njëjtën tryezë si ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar studentët për dialog. Këto të fundit kanë zhvilluar dy javë protesta kundër qeverisë me të vetmen kërkesë, dorëheqjen e Edi Ramës.

Studentët e të rinjtë në shesh ka refuzuar të ulen për dialog me kreun e qeverisë. Ndërkohë Rama e ka bërë të qartë se dorëheqje nga ana e tij nuk ka dhe se e vetmja zgjidhje për stabilizim të situatës, është dialogu.

Edhe dje protestuesit u mblodhën paqësisht te ministria e Arsimit dhe kryeministria. Ndërkohë ditët e para të protestës janë shoqëruar me akte dhune, përplasje të forta mes forcave policore dhe studentëve si dhe dëmtime të konsiderueshme të godinave qeveritare si dhe një sërë biznesesh private. Qindra persona janë shoqëruar nëpër komisariate, disa prej tyre dhe janë arrestuar me vendim gjykate.

Së fundmi Rama ka prezantuar dhe masat e marra nga qeveria për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që parashikojnë dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, përgjegjësi financiare për shkaktarët e dëmeve dhe ndryshime në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal. Masat përfshijnë gjoba deri në 500 mijë lekë për persona që qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pas paralajmërimeve të policisë, si dhe sanksione për mosbindjen ndaj urdhrave të saj.

Gjithashtu, parashikohet krijimi i një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe kufizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, ndëshkimin e nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe masa për personat që fshehin identitetin gjatë tubimeve të dhunshme.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.