
Komentatori politik, Fidan Rama ka ironizuar me deklaratatë e fundit të kreut të ekzekutivit, Albin Kurti dhe vartësve të tij paralajmërimet e krizave që pritet ta gjejnë vendin.
Rama në llogarinë e tij në Facebook ka përmendur dimrin e vështirë me reduktime të rrymës që ka paralajmëruar ministrja Artane Rizvanolli, vjeshtë të vështirë me Covid nga ministri Latifi, ndaljen e pagave të grevistëve nga ministri i Financave, Murati si dhe paralajmërimin për luftë nga kryeministrtit Kurti, shkruan Gazeta10.
Postimi i plotë i Ramës:
Ministrja e Ekonomisë, paralajmëron krizë e ditë të vështira.
Ministrja tjetër dimër të ashpër me reduktime të rrymës, hala pa hi në dimër 3 me 3 rryma.
Ministri i Shëndetësisë nga vizitat studimore në vendet e largëta paralajmëron vjeshtë të vështirë me Covid.
Minstri i Financave i ndal pagat për grevistët.
Shefi i këtyne naltë Kurti, nuk e përjashton mundësinë e luftës.
Jetë o jetë, ka shpresë në këtë vend – mos u dorëzoni!