Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama: I papritur ishte reagimi i Kurtit ndaj ndërmjetësuesve, shfaqi një lloj mllefi

Gazeta10
14 September 2023 - 21:11

Në lidhje direkte nga Brukseli, gazetari Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka folur për takimi e sotëm në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Rama për reagimin e Kurtit ka thënë se ishte i pa pritur ndaj ndërmjetësuesve dhe se kjo situatë e krijuar ka shfaqur një lloj mllefi.

“Ҫka është më e veçanta e krejt këtij komunikimi të takimit të sotëm sipas meje vazhdon të jetë kjo që ka një rikonfirmim, pra që nga ky takim fillon një fazë e re e këtij dialogu, ku palët ndërmjetësuse do të ndryshojnë strategji  dhe do të shtrojnë presion tek Prishtina dhe Beogradi për të arritur deri tek rezultati. Evidente dhe e pa pritshme për mu sot ka qenë reagimi i kryeministrit Kurti i cili në një farë forme shpërfaqi një lloj mllefi në raport me ndërmjetësuesit”, ka thënë Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.