Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama i reagon Bajqinovcit për vizitat në Leposaviq: Nuk ke shkuar në Gaza e as në Alepo, mos e dramatizo atë punë

Gazeta10
16 Shtator 2024 - 22:03

Gazetari dhe njëherëshit edhe drejtori i mediumit Kanal10, Fidan Rama ishte pjesë e panelit të Politikos këtë të hënë, raporton Gazeta10.

Rama përball deputetit të Vetvendosjes, Mefail Bajqinovci deklaroi se qytetarët e pjesës veriore të vendit janë duke u përballur me sfida të shumta përveq asaj të sigurisë.

“ Nuk është vetëm aspekti i sigurisë çështje kryesore në veri. Ju si përfaqësues politik a e dini cilat janë problemet e qytetarëve atje, a e dini që qytetarët ballafaqohen me shumë probleme si punësimi,aspektet sociale e të gjitha këto, pra përtej kësaj nuk është vetëm aspekti politik”, deklaroi Rama.

Tutje, mes tjerash Rama tha se vizitat e shpeshta në komunat veriore po dramatizohen nga pushteti qendror.

“Shkon çdo ditë bën fotografi atje, e tjetra ke qenë në Leposaviq, nuk ke shkuar as në Gaza as në Alepo por në Leposaviq, mos e dramatizo atë punë”./Gazeta10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.