
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Strasburgut, raporton Gazeta10.
Rama sot pritet të mbajë një fjalim historik në Këshillin e Europës kundër Rarportit të Dick Martyt për pretendimin e trafikimit të organeve.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Strasburgut”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se nuk ishte gjetur asnjë provë që implikonte Hashim Thaçin apo të tjerët në pretendime të tilla. / Gazeta10