Duhet Lexuar

Rama: Kosova bashkëndjen dhimbjen me popullin e Ukrainës

Gazeta10
24 Shkurt 2023 - 11:51

Në një-vjetrin e agresionit rus ndaj Ukrainës, Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë solemne.

Në këtë seancë, e cila ka filluar me një minutë heshtje në nderim të viktimave ukrainase, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Kosova bashkëndjen dhimbjen me popullin e Ukrainës

“Po ndëshkohet një popull paqësor veç pse dëshiron të ndjek orientimin properëndimor, populli i Kosovës e ka kujtesën e freskët të ushtrimit të dhunës nga pushtimi serb nga lufta e fundit në Kosovë dhe bashkëndjejmë me popullin e Ukrainës”, është shprehur Rama.

Ai ka thënë është ndier i nderuar që kryeqyteti është nikoqir i disa gazetarëve ukrainas.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti është nikoqir i këtij grupi të gazetarëve ukrainas që po kalojnë një gjendje të rëndë si pasojë e Rusisë. Ky agresion ka sjell dhimbje, dëbim e edhe viktima nga Ukraina ku miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre për t’i ikur luftës”, është shprehur Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.