Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Kosova s’mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave, Qeveria e ka këtë tendencë

Gazeta10
23 October 2026 - 15:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se, Kosova nuk ‘’mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave’’.

Rama, ka thënë se në takimin katërt të Grupit Punues për Kosovën të Komitetit Evropian të Rajoneve, ‘‘ngritëm shqetësimin për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal dhe tendencën për t’ua marrë komunave kompetencat që u takojnë’’.

‘’ Decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë parime themelore të Evropës që synojmë. Nuk mund të kërkojmë integrim evropian, ndërkohë që largohemi nga këto parime në praktikë’’, ka shkruar Rama mes tjerash.

Postimi:

Kosova nuk mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave!

Sot, në Mitrovicën e Jugut, në takimin e katërt të Grupit Punues për Kosovën të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), ngritëm shqetësimin për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal dhe tendencën për t’ua marrë komunave kompetencat që u takojnë.

Demokracia forcohet duke u dhënë qytetarëve më shumë zë dhe mundësi për të vendosur. Komunat janë institucionet më të afërta me ta dhe i njohin nevojat e qytetarëve. Dobësimi i komunave është dobësim i demokracisë.

Decentralizimi, autonomia lokale dhe subsidiariteti janë parime themelore të Evropës që synojmë. Nuk mund të kërkojmë integrim evropian, ndërkohë që largohemi nga këto parime në praktikë.

Kosovës i duhen komuna të fuqishme dhe institucione që bashkëpunojnë. Si Kryetar i Prishtinës, do të vazhdoj ta mbroj autonominë lokale gjithmonë.

Më shumë autonomi për komunat. Më shumë pushtet për qytetarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.