
Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë se takimi i sotëm mes Kryeministrit Albin Kurtit dhe Kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është bërë për t’ia kaluar fajin njëri-tjetrit.
Sipas Ramës, masat radikale që paralajmërohen nga SBAShK-u, duhet të merren seriozisht nga Qeveria Kurti, raporton Gazeta10.
“SBAShK-u është organizata sindikale më e organizuar në Kosovë, duhet me i marrë shumë seriozisht kur të njëjtit paralajmërojnë masa radikale.”, ka thënë fillimisht ai në Poltiko.
Më tej, Rama ka thënë se Kurti ka injoruar kërkesat e SBAShK-ut qysh para verës, raporton Gazeta10.
“Kurti asnjëherë nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet e SBAShK-ut. Tash kur jemi dy javë nga fillimi i vitit shkollor, kjo punë ka fillu të dalë në dimension të dy palëve, Kurti po kërkon një mënyrë që gjithsesi dalin fajtor sindikata për gjendjen. Nëse e sheh formën se si komunikon në konferencë për shtyp, dhe nëse e sheh këtë takim që ka ardhë pas 3 muajve të kërkesave për takim nga SBAShK-u, nuk ke se si ta kuptosh ndryshe”, ka thënë ai.
Rama më tej ka deklaruar se kjo është bërë një betejë e cila po kalon nga ideja e shndërrimit të kërkesave të mësimdhënësve po kalon në betejë politike.
“Jasharaj ka kaluar në pjesë të opozitës, dhe po bën betejë me pushtetin. Fatkeqësia e krejt kësaj është shndërrimi i kësaj çështje në beteje politike, me këtë takim sot, Kurti ia ka arrite këtij qëllimi, duke e shpërfaqë problemin prapë te sindikata dhe duke mos ofruar asnjë zgjidhje”, ka thënë ai./Gazeta10