Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Lirimi i policëve të Kosovës, lajm i vonuar, por shumë i mirë

Gazeta10
26 June 2023 - 11:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas lirimit të tre policëve, ka thënë se kthimi i tyre në shtëpi është lajm i vonuar, por siç tha ai, gjithsesi lajm shumë i mirë.

Rama përmes një shkrimi në Twitter, tha se i vjen mirë që forca e arsyes ka fituar mbi arsyen e forces.

“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi  mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.