Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama: Marrëveshja për reciprocitetin mund të ketë ndryshime 

Gazeta10
22 Gusht 2022 - 21:00

Komentatori politik, Fidan Rama, ka thënë se paralajmërimet e Vuçiqit dhe BE-së, po japin sinjale se palët po bëjnë përpjekje për reciprocitet me bazë një marrëveshje të re, e jo atë që është nënshkruar më 2012. 

Mund të mos ndodhë 1 shtatori, nëse nuk ka marrëveshje konkrete për çështjen e targave, prandaj edhe paralajmërimit të Vuciqit dhe BE-në në këtë drejtim japin sinjale që palët po bëjnë përpjekje për implementim të kësaj marrëveshje e cila nuk është bazë e kësaj marrëveshje po flasim për një reciprocitet në marrëveshje të re”, ka thënë ai. 

Sipas tij, kjo për faktin se Kryeministri Kurti ka pranuar t’i rikthehet dialogut teknik për çështjet e një marrëveshje që është nënshkruar më herët. 

Nëse ndodhë ndonjë implementim për reciprocitetin për targat kjo do të jetë si pasojë e marrëveshjes që të dy palët mund të arrijnë këto ditë në Bruksel. Sepse vetë faktit që Kurti ka pranuar t’i rikthehet dialogut teknik për çështjet e një marrëveshje që është nënshkruar më herët, e po implementohet qe 10 vite, nënkupton që i njëjti ka filluar të pranojë që kjo marrëveshje mund të ketë ndryshim”, ka thënë Rama./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.