Rama mban fjalën, Shqipëria deponon draft-rezolutën për Dick Martyn në Këshillin e Europës
Kuvendi i Shqipërisë zyrtarisht sot i ka nisur draft-rezolutën për Dick Martyn Këshillit të Europës, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Gazeta10.
Kjo rezolutë ka qenë “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë me 21 korrik 2022.
Kjo rezolutë i është drejtuar këtyre institucioneve:
- Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës
- Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës
- Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës
- Presidentit dhe zv.Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës
- Sekretare së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës
- Komitetit për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
- Komunitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kjo Rezolutë kërkon që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të bëjë një raport tjetër dhe të rishikojë Rezolutën e vitit 2011 duke rivlerësuar akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Kujtojmë se në Kuvendin e Shqipërisë me 21 korrik kur edhe është miratuar kjo rezolutë ka pasur një përplasje të madhe mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me Grupin Parlametar të Partisë Demokratike në Shqipëri. / Gazeta10