Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se është e turpshme që është abuzuar me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen italiane, Giorgia Meloni në kampin në Shëngjin, Rama u shpreh se mbi Shqipërinë është hedhur baltë.
“Më lejoni të shpreh lehtësinë dhe kënaqësinë time që ju shoh këtu shëndoshë e mire e mirë. Më duhet t’ju rrëfej se e kemi marrë shumë seriozisht këtë sulm. Po merremi me prokurorinë e posaçme, na siguronte se ky klan kriminal nuk siguronte në këtë zonë”.
“Veprojnë grupe kriminale, por sipas prokurorisë, nuk ekzistojnë premisa për të folur për një mafie shqiptare, një term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, nuk mund të themi se ekzistojnë struktura që i ngjasojnë Ndragettas, sepse grupet e krimit nuk kanë një hierarki të tyre. Shpreh trishtim për gjysmë të vërteta mbi Shqipërinë. Mbi qëllimin për të hedhur baltë, për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive”.
“Duhet të kenë tutp ata që të drejtën demorkatike, e kanë shndërruar në abuzim me psuhtetin e katërt”, theksoi ai.