Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama nga Haga: Interesim i madh për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së edhe nga ndërkombëtarët

Gazeta10
02 April 2023 - 11:00

Gazetari, Fidan Rama nga Haga, në një lidhje direkte me Kanal10 ka bërë të ditur detaje nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së të hënën, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se shqetësimi kryesor i palëve mbrojtëse është se sa do të zgjasë ky proces, sepse Prokuroria në vazhdimësi kanë sjellur materiale shtesë që e kanë pamundësu fillimin e gjykimit më herët.

“Dy vite e gjysmë janë bërë nga konfimriimi i aktakuazuva, faktikisht një proces që nuk është imagjinu që mund të ndodh në këtë pikë. Të hënë do të filloj një proces, ku shqetësimi është se sa mund të zgjas procesi në tërësi. Sic e dimë Prokuroria në vazhdimësi këto dy vite e gjysmë ka pru materiale shtesë që e kanë pamundësuar fillimin e gjykimit më herët.. Tash i tërë fokusi është në idenë e shpalosjes së dokumenteve, që të vërtetohet pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së. Ka një interesim shumë të madh që të përcjellët nisja e këtij procesi, ky interesim nuk është vetëm nga mediat kombëtarë po edhe ato ndërkombëtare po i japi jehonë këtij procesi që ka shkaktuar bujë që nga publiki i raportit të Dick Martyt e deri më tani.”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama ka thënë se pritjet janë që nesër në ora 09:00 të filloj procesi dhe Prokuroria do të ketë fjalën e saj për 5 orë pastaj, martën dhe mërkurën do të fillojnë ekipet mbrojtëse, ku të mërkurën do të përmbyllet kjo javë dhe që nga java tjetër do të ketë vazhdimësi të seancave katër herë në javë për dëgjimin e dëshmitarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.