Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama njofton për aktivitet fundviti, “Vrapo Babadimër”, mjetet shkojnë për kategori në nevojë

Gazeta10
17 December 2022 - 16:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, do të vrapohet në sheshet e Prishtinës, raporton Gazeta10.

“Vrapo Babadimër” do të fillojë me 25 dhjetor nga sheshi “Geogre Bush” deri tek ai në Skendërbeu”.

Të gjitha mjetet e këtij aktiviteti do të shkojnë për familjet në nevojë si dhe për fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu BabadimërDescription: ❤️

Më 25 dhjetor, duke filluar nga Description: 🕛12:00, ju presim të gjithëve të vrapojmë së bashku me kostumeDescription: 🎅🏻 nga Description: 📍sheshi “George Bush” deri tek Description: 📍sheshi “Skënderbeu”, për tu kthyer më pas në pikën e nisjes.

Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek Description: 📍sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisëDescription: 🤍

Faleminderit Jusuf për ftesën e dhuratën, mezi presim t’i bashkohemi iniciativësDescription: 🙏🏼

#kryeqyteti

#prishtinaepërjetimeveDescription: 💛”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.