
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se kanë nisur punimet në Unazën e Mesme, raporton Gazeta10.
Më tej, Rama ka thënë se kjo unazë do ta ndërlidhë lagjen “Arbëria” me “Lakrishten”.
Ai ka thënë se ky është një nga projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Nisën punimet për njërin prej projekteve më të rëndësishme të kryeqytetit
Unaza e Mesme do të ndërlidhë rrethrrotullimin e lagjes “Arbëria” me atë të lagjes “Lakrishte”, duke ndihmuar kështu në lehtësimin e trafikut
#prishtinapraktike po realizohet !
#kryeqyteti”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10