Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Pavarësisht rezultatit të votimit, e rëndësishme është që LDK-ja të mbetet e bashkuar

Gazeta10
30 July 2026 - 17:47

Komentatori politik Fidan Rama, në edicionin special të emisionit “Gazeta” kushtuar Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar zhvillimet para nisjes së këtij procesi dhe deklaratat e zyrtarëve të partisë.

Rama ka përmendur edhe deklaratën e deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili pak para fillimit të kuvendit foli për procesin e mbledhjes së nënshkrimeve.

“Zemaj mu duk si hetues. Dikush tjetër i ka mbledhur nënshkrimet dhe ky e  ka bërë terrenin”, ka thënë Rama.

Ai theksoi se, përtej rezultatit të votimit për kryetarin aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, sfida kryesore për partinë është ruajtja e unitetit të brendshëm.

“E rëndësishme në këto debate, kur është në pyetje LDK-ja, është që pavarësisht se cili do të jetë rezultati i këtij votimi, nga ky proces të ndodhë një gjë: LDK-ja të qëndrojë e bashkuar aq sa është”, u shpreh Rama.

Sipas tij, pas rezultatit të zgjedhjeve të dhjetorit, LDK-ja ka nisur të humbasë një pjesë të fuqisë së saj dhe ruajtja e këtij formacioni politik mbetet një çështje me rëndësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.