
Komentatori politik, Fidan Rama, ka thënë se iu është dhimbsur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur e ka parë në bankë në shkollën që e ka përuruar në Podujevë.
Sipas Ramës, ajo është fotografia më e keqe që Kurti e ka në albumin e tij si kryeministër, raporton Gazeta10.
“Asnjë kryeministri, kurrë nuk ja dëshiroj fotografinë e Podujevës, atë ditë. Ajo ka qenë fotografia më e keqe që Albin Kurti e ka në albumin e vet si kryeministër. Me shku me përurua një shkollë në kohën e krizës së fillimit të vitit të ri shkollor, dhe ti me dalë kishe s’ka ndodhë kurrgjë. Mua atë ditë më është dhimbtë kryeministri kur e kam pa që është ulë në bankën shkollore”, ka thënë Rama në Politiko./Gazeta10