
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën që po mbahet në Berlin pas samitit, ka folur për integrimin e shqiptarëve në shtetet perëndimore të zhvilluara si dhe për krizën e refugjatëve të kapluar tash e sa vite, raporton Gazeta10.
“Mendoj se ky vend këtu është një shembull i shkëlqyeshëm se çfarë duhet të shqyrtojë qeveria britanike, Gjermania kishte të njëjtin problem disa vite më parë kur me një valë të madhe krizash refugjatësh iu bashkuan edhe njerëz nga rajoni ynë dhe gjithashtu njerëz nga Shqipëria. Britanikët (…) duhet të vijnë në Gjermani dhe të mësojnë shpejt dhe të rregullojnë problemet e tyre, ne nuk jemi këtu në Shqipëri për të zgjidhur problemin që ata kanë në Britani dhe së dyti më duhet t’ju kujtoj se njerëzit tanë derisa të arrijnë në Francë janë plotësisht të ligjshëm. kështu që nëse ka ndonjë problem.”, tha Rama./Gazeta10.