Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama për O’Brien: I kujtoi Kurtit që mundësitë për dialogun t’i shfrytëzojnë dy palët

Gazeta10
21 October 2024 - 22:04

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,  qëndroi këtë të hënë për vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast  takoi kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Vizita e tij, sipas gazetarit, Fidan Ramës u cilësua si brendësim i jashtëzakonshëm diplomatik të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

 “Si një diplomat me përvojë të jashtëzakonshme O’Brien si njohës i rrethanave në Ballkan e sidomos në Kosovë, Sot pati një brendësim të jashtëzakonshëm diplomatik për situatën që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë, e sidomos kur është në pyëtje çështja e ndjeshme veriu”, deklaroi Rama në Politiko.

Sipas tij, O’Brien për dallim nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ishte i fokusuar në nxitjen e dialogut mes dy palëve.

“Krahasueshëm me ambasadorin Hovenier, unë sot O’Brien e pash më të rezervuar në këtë drejtim, i cili më shumë ishte i fokusuar në nxitjen e palëve që të gjejnë zgjidhje, në këtë drejtim le t’i shfrytëzojnë mundësitë”. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.