
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës u ka kërkuar falje që po i fton në një parafytyrim të tmerrshëm të pranishmit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.
Rama duke folur për specifikat gjeografike të vendit ku është pretenduar se është kryer trafikimi i organneve ai ka thënë se nuk ka qenë një vend ideal për një gjë të tillë.
“Nuk është saktësisht vendi ideal për ndërhyrje të këtij lloj kompleksiteti e sofistikimi si heqja e organeve”, ka shtuar Rama.
Tutje, ai ka thënë nuk ka mundësi të ndodh një gjë e tillë pa gjëra bazike.
“Imagjinojeni të heqësh organe pa energji elektrike, pa ujë dhe pa rrugë, pa transport e lerë me pa pajisjet e specializuara”, ka thënë Rama.
Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të këtij raporti. / Gazeta10