
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës, ka shkruar Rama në facebook, raporton Gazeta10.
Ai ka uruar Kosovën por edhe Bashkimin Evropian për këtë vendim, duke shkruar, Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian. /Gazeta10/