Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama po merr fitore plebishitare, cilat janë dy bastionet e Sali Berishës që po i fiton?

Gazeta10
15 May 2023 - 10:39

Ende pa përfunduar numërimi total i votave në Shqipëri, Partia Socialiste, që është subjekti i kryeministrit Edi Rama, po cilësohet fituese e zgjedhjeve për bashki në Shqipëri.

Kjo për faktin se ajo deri më tani po kryeson më më së shumti komuna të fituara, shkruan Gazeta10.

Sipas numërimeve deri më tani, nga të gjitha komunat PS-ja ka humbur vetëm tetë, ku 7 nga to janë fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndërsa një nga Partia Demokratike.

Ajo çfarë mbetët për të u habitur në këto zgjedhje lokale është fakti se PS-ja ka ‘rrëmbyer’’ edhe disa vende që konsideroheshin si bastione të Partisë Demokratike të Sali Berishës.

Njëra nga këto komuna, është qyteti i Shkodrës, ku kandidati Benet Beci nga PS-ja, deri me numërimin e deri tanishëm ka marrë 59.92% të votave, ndërkohë që kandidati i PD-së, Bardh Spahia 40.08%.

Njësoj ka ndodhur edhe me komunën e Tropojës, që konsiderohej një bastion i Sali Berishës. Deri në numërimin e votave të tanishme, kandidati i PS-së, Rexhë Byberi ka fituar 51.88% të votave, kurse kandidati nga “Bashkë fitojmë” ka 48.12%.

Në shumë qytete të Shqipërisë, ka filluar festa për këto zgjedhje, por ndërkohë, sipas statistikave këto po cilësohen edhe si njëri nga ‘’dështimet’’ më të mëdha të opozitës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.