Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama prezanton Drejtoreshën për Zhvillim Rural, falenderon ish-drejtorin nga PDK për punën

Gazeta10
20 February 2024 - 15:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Donjeta Dragusha do të jetë në krye të Drejtorisë për Zhvillim Rural.

Rama ka thënë se është i bindur se ajo do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik, derisa ka falendëruar drejtorin e deritanishëm Plator Gërdovcin për punën e deritanishme.

 “Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm.

Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe  pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.