
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka promovuar një projekt të ri infrastrukturor në Vlorë, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se ky projekt është një vepër spektakulare.
Më tej, Rama ka thënë se në këtë pikë tashmë po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive.
Këtu keni statusin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe nga Bajpasi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare, e ku së fundmi po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10