
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka promovuar Urën e Madhe të Kukësit, të cilën e ka quajtur spektakël mbresëlënë inxhinierik, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se është përqeshur kur e ka publikuar projektin 3D.
Më tej, Rama ka thënë se kjo urë do të mundësojë një kalim marramendës të lumit.
Këtu keni statusin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10