Fidan Rama, një prej udhëheqësve Kanal10, ka thënë se Serbët në veri vazhdojnë të kenë presion dhe si rezultat i kësaj janë detyruar të largohen edhe nga puna.
Rama në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë serbët lokal ende kanë një lloj shqetësimi, se si do të veprojnë në teren.
“Unë e kuptova sot nga disa biznese shqiptare që janë hap në veri të Mitrovicës të cilët kanë pas të punësuar punëtor aty dhe në momentin që janë hapur ata janë detyruar që të nesërmen të braktisin vendin e punës. Serbë të veriut që kanë punuar, në momentin që është hap biznesi shqiptar kanë dhënë dorëheqje nga vendi i punës. Pra, dukshëm shihet se të njëjtit kanë një lloj presioni, një lloj droje pavarësisht institucioneve të sigurisë së Kosovës që po veprojnë atje dhe po mundohen të ofrojnë siguri, ende nuk janë të bindur se mund të veprojnë lirshëm dhe mund të bëjnë jetën normale atje, prandaj, aty ende ka shumë punë”, wshtw shprehur Rama. /GAZETA10/
Për më shumë ndiqeni videon