
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës, ka thënë se Serbia duhet ta njoh Kosovën si vend të pavarur, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se një lider i luftës që e ndërtonte paqen u shëndërrua në kriminel.
“Një udhëheqës i lufës që ndërtone paqen u shëndërru në një kriminel lufte”, ka thënë Rama.
Tutje ai ka thëën se vërteta e Kosovës njihet nga të gjithë.
“E vërteta e Kosovës njihet për të gjithë, është e njohur për të gjithë, për të gjithë ata që kanë sy për të parë, për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar”, ka shtuar më tej Rama.
Rama ka thënë se Serbia duhet ta njoh Kosovën si një vend fqinj të lirë dhe demokratik.
“Serbia duhet ta njoh Kosovën si një shtet fqinj, të lirë, demokratik, e të pavarur”, ka shtuar më tej Rama.
Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të Raportit të Dick Martyt. / Gazeta10