
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të premte ftesën për dialog, duke vendosur sërish ftesat në ulëset prej betoni përpara Kryeministrisë dhe duke bërë thirrje për uljen në tryezë të bisedimeve.
Rama u shpreh se është i gatshëm të ulet me këdo që beson te dialogu dhe te mundësia për ta bërë Shqipërinë më të mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve, pavarësisht dallimeve.
“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu.
Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta.