Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama takon Presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen

Gazeta10
27 Qershor 2023 - 11:01

Gjatë vizitës së tij në Bruksel kryeministri Edi Rama ka takuar edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen.

Ende nuk ka detaje më shumë sa i takon takimit të tyre, por mendohet se në fokus do të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë ashtu sikurse ka qenë edhe në takimin e djeshëm që Rama pati me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel.

Para se të udhëtojë drejt Brukselit Rama u shpreh se do t’i përcjellë Michel-it dhe familjes së krerëve europianë shqetësimet e tij për situatën rajonale, veçanërisht për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.