
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimin, raporton Gazeta10.
Ata kanë nënshkruar kontratën e ndarjes së lokacionit për dy fakultete.
Rama ka bërë të ditur se bëhet fjalë për atë të Shkencave Matematikore-Natyrore dhe Fakultetin Ekonomik.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik
#kryeqyteti”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10