Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama thur lavde për Adem Jasharin

Gazeta10
28 November 2022 - 16:29

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar një status në Facebook ku ka kujtuar Adem Jasharin në datën e lindjes së tij që përkon më pavarësinë e Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Rama, ka krahasuar komandantin Adem Jashari me legjendën e Gjergj Elez Alisë duek thënë se është më të vërtetë e vështirë për të u besuar.

“ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik. Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.”, ka shkruar Rama.

Tutje, Rama ka thënë se ngjarja e  Prekazit është kulmimi epik i luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës ndaj një diktature e urrejtje etnike që ata përjetuan.

“Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se komandanti Jashari lindi me 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.