Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama tregon se çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me përfaqësuesit e mediave

Gazeta10
24 September 2023 - 22:29

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, gazetari Fidan Rama ka dhënë detaje rreth takimit që ka pasur sot Kurti me përfaqësuesit e mediave.

Ai tutje tha që sot mediet kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përcjelljen e situatës në veri.

Rama tha që Kurti ka dhënë detaje mbi operacionin dhe qasjen që duhet të kenë mediet gjatë raportimit nga veriu.

Sipas tij kjo që ka bërë Kurti nuk e zhbënë atë mbi detyrat që ka në raport me dialogun.

“Qysh nesër Kurti ka me u ballafaqu me Borrelin. Nuk ka përfundu me aksionin e sotëm shtet ndërtimi i Kosovës”, tha Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.