
Fidan Rama, një prej udhëheqësve të mediumit Kanal10, ishte pjesë e emisionit Politiko, i cili po zhvillohet aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas Ramës, në veri të Mitrovicës ka përmisime pozitive, mirëpo që ende duhet punë drejt arritjes së normalizimit, raporton gazeta10.
“Normaliteti është përtej asaj se si ne e mendojmë dhe e përceptojmë jetën normale të një njeriu në Kosovë. Se a janë hapa pozitiv, janë evident gjatë kohës sa ishim këtu. Kemi ardhur shumë shpesh e sa kam qenë gazetar një kohë nuk është se kemi ardhur shumë shpesh, por besoj se është evidente që ka një ndryshim pozitiv. E ky ndryshim besoj që nuk ka kundërshtar që ia dojnë të mirën këtij vendi. E këtu ka punë që fillon tash sepse nuk është vetëm liria thelbi i normalitetit”, ka thënë Rama në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10. /Gazeta10/