
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar turnin e takimeve qeveri-bashki në Durrës, teksa ka thënë se qeveria e tij është pranë qytetarëve, raporton Gazeta10.
Rama ka publikuar një fotoalbum nga takimet e tij dyditore në Durrës.
Ai ka thënë se kanë qenë aty për të diskutuar së bashku problemet që kanë ardhur si pasojë e inflacionit të luftës.
Rama ka thënë se po punohet shumë që të nxjerret Shqipëria edhe më e fortë.
Këtu keni postimin e plotë:
“FotoALBUMI i takimit dyditor në Durrës qeveri-bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta, në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë
#PS2023”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10