Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama: VV-ja do të ketë rënie të vazhdueshme, pritjet e njerëzve kanë qenë të mëdha

Gazeta10
22 September 2022 - 21:20

Fidan Rama komentator politik ka komentuar matjet e fundit të partive politike në Kosovë.

Rama në Politiko tha se rënia e partisë në pushtet, Vetëvendosje është mëse e natyrshme, kjo pasi sipas tij, pritjet e qytetarëve kanë qenë të mëdha karshi premtimeve, dhe për këtë nuk është punuar mjaftueshëm, shkruan Gazeta10.

“E shoh një rënie të natyrshme të Kurtit dhe qeverisjes së tij. Do të ketë rënie të vazhdueshme, sepse zhgënjimi është i natyrshëm sepse pritjet e njerëzve kanë qenë të mëdha. Është mirë me ndalë korrupsionin, por nuk është mjaftueshme me thënë që po qeverisë mirë. E ka ndalë korrupsionin, por jo krejt. Për me pa se a e ka ndalë krejt duyhet me punu mjaftueshëm”,tha Rama në Politiko.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.