Sport

Rami Hadar jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Peja

Gazeta10
07 Tetor 2024 - 13:23

Pas startit të dobët të sezonit me Pejën, Rami Hadar ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të shtabit teknik.

 

Hadar e paralajmëroi largimin nga Peja në deklaratën pas ndeshjes kundër Yllit, teksa sot ka ardhur zyrtarizimi nga “verdhezinjtë”.

 

Trajneri izraelit pati një periudhë të suksesshme të Peja, ku e riktheu titullin kampion në këtë qytet pas 10 vitesh.

 

“KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës. Në fillim të sezonit të tretë, trajneri Hadar ka vendosur që këtu është fundi dhe rrugëtimi te KB Peja përfundon. Faleminderit maestro – për Pejën Kampion, për Pejën Europiane, për momentet e paharrueshme së bashku gjatë këtyre 20 muajve. Mësimet tua do jenë gjithmonë të vlefshme për KB Pejën.”

 

Hadar e drejtoi Pejën drejt një kampanje të suksesshme edhe në FIBA Europe Cup sezonin e kaluar.

 

Ndeshjen e ardhshme, Peja e luan kundër Prishtinës dhe mbetet të shihet se kush do të jetë pasuesi i Hadar te ish-kampioni i Kosovës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.