Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramiz Lladrovci alarmon Qeverinë për mungesën e buxhetit për emergjenca – Komunat po përballen me fatkeqësi natyrore

Gazeta10
07 Janar 2026 - 23:38

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se vërshimet në këtë komunë kanë ndodhur në vitin 2021 dhe jo në vitin 2022, duke theksuar se situata atëherë ishte menaxhuar më lehtë falë pastrimit dhe zgjerimit të shtretërve të lumenjve.

Lladrovci  në   “Adresa” sqaroi se problemi i vërshimeve në Drenas nuk lidhet me nxjerrjen e zhavorrit, pasi sipas tij, lumenjtë në këtë zonë nuk kanë zhavor.

“Te ne, problemet nuk kanë ardhur nga eksploatimi i zhavorrit, sepse lumenjtë nuk kanë zhavorr. Vërshimet kanë ndodhur si pasojë e hudhjes së dherave të ndryshme, ku njerëzit gjatë ndërtimit e kanë marrë dheun dhe e kanë hedhur përgjatë lumenjve, duke mbushur toka për qëllime biznesi,” ka thënë Lladrovci në Adresa.

Ai theksoi se Komuna e Drenasit aktualisht nuk ka buxhet të zhbllokuar për emergjenca dhe për këtë arsye nuk mund të ndërmarrë veprime konkrete për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

“Niveli qendror besoj që urgjentisht duhet ta zhbllokojë buxhetin për emergjenca, sepse ne si komunë nuk kemi asnjë lloj buxheti të zhbllokuar për momentin. Edhe po të duam të ndërmarrim diçka, nuk kemi mundësi pa mjete financiare,” u shpreh ai.

Në fund, Lladrovci i bëri thirrje Qeverisë që sa më shpejt të alokojë buxhet për komunat e prekura, në mënyrë që të riparohen rrugët dhe rrjedhat e dëmtuara, duke u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lirë dhe më të sigurt./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.