Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramush Haradinaj ngushëllon familjet Mustafaj dhe Tofaj: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemajlin, Hasanin dhe Faikun

Gazeta10
29 June 2026 - 10:08

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe djalit të tij Hasanit nga Mazniku i Deçanit, si edhe të bashkëluftëtarit Faik Nimon Tofaj nga Juniku.

Përmes një postimi, Haradinaj tha se orët e fundit i kanë ndarë nga njerëz të dashur, duke kujtuar kontributin e tyre si bashkëluftëtarë.

“Familjeve Mustafaj dhe Tofaj, të afërmve, miqve e bashkëluftëtarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemajlin, Hasanin dhe Faikun. U prehshin në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.