Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramush Haradinaj për deklaratën e Kurtit: “Seni ma budalla që mund ta thotë dikush”

Gazeta10
07 Tetor 2025 - 23:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ishte i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Ramush Haradinanj komentoi ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, rreth pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte thënë që Amerika nuk mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri. E këtë deklaratë të tij e komentoi edhe Haradinaj në “Adresa”. Ai tha se kjo është gjëja më budalla që mund të thuhet, shkruan Gazeta 10.

Haradinaj tha se Amerika është ajo që e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri.

“Amerika që e ka e ka bombardu Millosheviqin, Amerika që e ka bombardu Serbinë, Amerika që hala e kësaj dite ia tregon vendin Serbisë për mos me të ngucë ty, e nuk po dojka që ne me bë ligj në veri. A je në veti more!. Ky është seni ma budallë që mund ta thotë dikush”, shtoi tutje Haradinaj./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë në videon më poshtë, nga Haradinaj:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.