
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij sot në në orën 9:00 në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor na tregoj se kanë marr pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.
Kryetari i AAK-së, i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, pas votimit ka jep edhe deklarat për media.
“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”.
“Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka deklaruar Haradinaj para mediave, pasi ka kryer procesin e votimit.