Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raporti i Dick Martyt, Rama: UÇK – ja luftoi për liri (VIDEO)

Gazeta10
12 October 2022 - 16:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës ka thënë se UÇK – ja ka luftuar për liri, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se Raporti për trafikim organesh ka qenë një lajmi më i tmerrshëm i rremë.

“Ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Tutje, Rama ka thënë se pretendimet e ish-prokurores kanë qenë tërësisht të papretenduara që e ndihmojë raportin e Maryt.

“Më lini ta përsëris pretendime tërësisht të pavërtetuara të një ish-prokuroreje të përgjithshme në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj”, ka shtuar Rama.

Rama ka thënë se krerët në Hagë kanë bërë luftë për liri.

“Ata luftonin luftën e tyre për liri”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të këtij raporti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.